E themeluar ne vitin 2020, Workstation Tirana u be lider ne tregun e shperndarjes me shumice te pajisjeve IT brenda Shqiperise.
Workstation Tirana
Historia jonë
E themeluar në vitin 2020, Workstation Tirana u bë lider në tregun e shpërndarjes me shumicë të pajisjeve IT brenda Shqipërisë, e mbështetur nga një ekip shumë profesional. Workstation Tirana gjatë këtyre viteve ka krijuar aleanca strategjike me Kompani të shquara dhe të mirënjohura evropiane lidere në fushën e IT-së.
Këto partneritete shtrihen përtej operacioneve me shumicë, duke përfshirë edhe shërbimet e fshirjes së të dhënave dhe shkatërrimit të Aseteve IT (ITAD). Kompanitë që merren me ITAD i japin përparësi sigurisë së të dhënave, qëndrueshmërisë mjedisore, duke qenë në pajtueshmëri të plotë me rregullat dhe duke rikuperuar gjithashtu vlera nga asetet IT të cilat dalin jashtë përdorimit. Objektivi ynë është: të ofrojmë procese të sigurta, etike dhe të përgjegjshme ndaj mjedisit gjatë gjithë ciklit jetësor të pajisjeve, duke nisur nga çmontimi deri te asgjësimi.
Selia jonë qendrore ndodhet në Tiranë, dhe me një magazinë lehtësisht të aksesueshme të vendosur vetëm 30 kilometra larg Tiranës. Jeni të mirëpritur të na vizitoni në mjediset tona.
Këndi i rishitësave
Po kërkoni një partner të besueshëm për pajisje IT?
Workstation Tirana është zgjedhja juaj në Shqipëri dhe rajon për laptopë, desktopë, serverë, pajisje rrjeti dhe çdo aksesor me cilësi dhe garanci maksimale. Si rishitës, ju mund të na kontaktoni për Trade-in, zgjidhje IT, shërbime teknike dhe mbështetje profesionale. Ne do të jemi në çdo hap të bashkëpunimit me ju!
Kontakt